Dy të mitur shkatërrojnë shkollën në Pogradec, pak ditë para nisjes së vitit të ri

Para 11 muaj

Një ngjarje e pazakontë është shënuar mëngjesin e së enjtes në fshatin Buzishtë të Pogradecit, ku dy të mitur kanë hyrë në ambientet e shkollës së fshatit dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas raportimeve nga A2CNN, të miturit kanë shkatërruar orenditë dhe sende të tjera shkollore, në një kohë kur objekti po përgatitej për fillimin e vitit të ri shkollor, duke pritur nxënësit e vegjël.

Policia lokale ka identifikuar autorët dhe ka nisur një procedim penal ndaj tyre.

Ngjarja ka ngritur shqetësim në komunitetin lokal, ndërsa autoritetet arsimore pritet të ndërhyjnë për riparimin e dëmeve, në mënyrë që shkolla të jetë funksionale në ditët e para të shtatorit.