Dy eurodeputete mbërrijnë në Izrael, autoritetet i ndalojnë hyrjen

Para 1 vit

Dy anëtareve të Parlamentit Evropian, të cilat udhëtuan për në Izrael të hënën, iu refuzua hyrja në vend dhe u kthyen në Evropë.

Eurodeputetja irlandeze Lynn Boylan dhe franko-palestinezja Rima Hassan, që të dyja i përkasin grupit të Majtë dhe kanë qenë kritikë ndaj politikës izraelite, u kthyen në aeroportin Ben Gurion pranë Tel Avivit menjëherë pas uljes.

Boylan, e cila kryeson delegacionin BE-Palestinë të Parlamentit Evropian, e quajti incidentin “të turpshëm”

“Kjo përbuzje e plotë nga Izraeli është rezultat i dështimit të komunitetit ndërkombëtar për t’i mbajtur ata përgjegjës”, tha ajo.

Zyra e Ministrit të Brendshëm izraelit Moshe Arbel njoftoi në një deklaratë se Hassan do të bllokohej nga hyrja në Izrael, për shkak të mbështetjes së saj për bojkotimin e vendit. Nuk u dha asnjë arsye për refuzimin e hyrjes së Boylan.

Hassan, e cila pritet të zbarkojë në Brukseli sot, vazhdimisht punon për të promovuar bojkot kundër Izraelit, përveç deklaratave të shumta publike si në mediat sociale ashtu edhe në intervistat në media,” tha zyra e Arbelit.