Dron i dyshimtë konfiskohet në Muqibabë

Para 2 muaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një dron të paidentifikuar në fshatin Muqibabë. Rasti është raportuar më 8 mars rreth orës 19:20, pasi droni ishte vërejtur duke fluturuar në një zonë pyjore.

Njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes dhe sekuestruan dronin, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet për posedim të paautorizuar dhe incizim të mundshëm të paautorizuar.