Novak Djokovic është mposhtur në finalen e Miami Open, me serbin që u dorëzua ndaj një 19-vjeçari. Jakub Mensik arriti të fitojë në shifrat 2-0 ndaj numrit 5 të botës.
Asnjëherë nuk e kishte menduar se trofeu i parë madhor në karrierë do të ishte ndaj një ndër tenistëve më të mirë në histori, por Jakub Mensik e bëri realitet ëndrrën e tij. Vetëm 19-vjeçar, sportisti çek arriti të triumfojë në finalen e Miami Open, në një duel interesant përballë Novak Djokovic, me serbin që më herët ishte konsideruar favorit i padiskutueshëm.
Për më tepër se 2 orë, finalja e madhe e kompeticionit të luajtur në SHBA prodhoi garë të bukur dhe intensive, me Mensik që triumfoi në setin e parë duke surprizuar këdo, e mbyllur në shifrat 7-6. Kur pritej përmbysja nga Djokovic ndodhi ajo që nuk pritej, 19-vjeçari fitoi me të njëjtin rezultat dhe setin tjetër duke hipotekuar triumfin dhe rrëmbyer trofeun.
Kjo ishte arritja më e madhe në karrierën e Jakub Mensik, që mposhti një ndër më të mirët e këtij sporti, por dhe përfituar në aspektin financiar afro 1.2 milionë dollarë. Aktualisht renditet në vendin e 24 në renditjen botërore, ndërsa pritet të përmirësohet edhe më tepër në bazë të arritjeve në fushë.
