Arjanit Elshani, ushtar i Forca e Sigurisë së Kosovës dhe djali i dëshmorit Zejnullah Elshani, ka diplomuar me sukses nga programi MPBOLC 03-26 në SHBA. Ai është vlerësuar me dy nga çmimet më prestigjioze të programit, “Honor Graduate” dhe “Iron Man”, duke u dalluar për përkushtimin, disiplinën dhe rezultatet e arritura gjatë trajnimit. Elshani ia dedikoi suksesin familjes, institucionit dhe mbështetjes që ka marrë gjatë rrugëtimit të tij profesional.
