Dëshmitari Tara përshkallëzon tensionet në Hagë: Gjykata po dënon kombet dhe UÇK-në

Para 1 vit

Ismet Tara, ish-komandant në zonën e Rahovecit, i njohur edhe me nofkën si ‘komandant Hoxha, ka filluar dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës për rastin e ish-krerëve të UÇK’së.

Tara po kërkon që t’i shfaqet një dokument, për të cilin po pretendon se e dëmton imazhin e tij dhe se s’e ka nënshkruar atë ai,

Nuk jam intervistuar nga UNMIK-u asnjëherë. Unë kërkoj dokumentin tim që përkthyesja ime e ka lexuar gjysmën se unë nuk kam mundur ta lexoj më. Pa mu paraqitur ai dokument, unë këtë gjykatë e shpalli gjykatë që don me na dënu neve si komb edhe si UÇK edhe si të gjithë. Ju nuk jeni gjykatë kredibile për mua, nëse nuk e paraqitni atë dokument”ka thënë ndër të tjera ai.