Çitaku: Kurti e gjeti shtetin dhe ushtrinë të ndërtuara

Para 13 ditë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai e ka gjetur shtetin dhe ushtrinë tashmë të ndërtuara. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku deklaroi se “të tjerat janë propagandë” dhe publikoi një kujtim nga adresimi i saj në Këshilli i Sigurimit i OKB-së në vitin 2017, ku ishte diskutuar tema e ushtrisë së Kosovës. Ajo shtoi se kur mungojnë puna dhe projektet, mbeten vetëm fjalët.