Ngjyra e zezë është simboli i fuqisë, mbizotërimit, tërheqjes dhe elegancës, por është gjithashtu zgjedhja e parë e njerëzve të ndjeshëm që përpiqen të heqin veten nga qendra e vëmendjes
Disa kënaqen nëse veshin të zezë në çdo pikë të ditës. Mund të jetë një mëngjes i shpejtë me miqtë ose takimet e stafit. Darka familjare? E zezë, natyrisht!
Ngjyra e zezë i bën njerëzit të ndjehen rehatshëm, dhe rezulton se kjo ngjyrë thotë shumë për personalitetin e dikujt. E zeza simbolizon fuqinë dhe ata që e veshin atë shpesh gëzojnë dominimin ose përpiqen të rimarrin fronin e tyre.

A i përkisni ndonjërit prej këtyre grupeve?
Ngjyrat që ju zgjidhni flasin shumë për personalitetin tuaj dhe mënyrën sesi njerëzit e tjerë ju perceptojnë, ato kontrollojnë sesi na trajtojnë njerëzit e tjerë.
“Burrat me të zeza” konsiderohen të stilit të lartë, të suksesshëm dhe elegant. Shoqëria i sheh këta njerëz si individë që kujdesen mirë për veten dhe pamjen e tyre fizike. Zgjedhja e një këmishë të zezë mbi një të verdhë të ndritshme tregon që ju jeni një person emocional që nuk hapeni lehtë.

Sipas psikologëve, e zeza është një simbol i prestigjit dhe fuqisë. Ata që e veshin atë gjatë gjithë kohës duan të merren seriozisht. Këta individë ndoshta janë ambiciozë dhe presin që të respektohen nga të tjerët.
Në shumicën e universiteteve, manteli i diplomimit është i zi. Është një ngjyrë tepër tërheqëse, e cila jep vetëbesim.
David Zyla, stilist, ka një shpjegim të përsosur për këtë, ai thotë: “Edhe nëse veshjet tuaja janë të mbushura me rroba të një larmie ngjyrash dhe nuancash, ekziston gjithmonë ngjyra që ju i jepni një preferencë më të madhe sepse ndiheni më rehat dhe më të sigurt në të. Është vetë ngjyra që pasqyron karakterin tuaj”