Imagjinoni se jeni në një plazh. Rrezet e diellit që perëndon ngjyrosin sipërfaqen e detit me nuanca portokalli dhe të arta. Çfarë shihni në mendjen tuaj?
Nëse keni një gjendje të quajtur “afantazi,” ka shumë mundësi që të mos shihni asgjë në imagjinatën tuaj.
Afantazia është një gjendje ku personi nuk është në gjendje të krijojë imazhe mendore dhe prek midis 2% dhe 4% të popullsisë.
Hulumtimet mbi afantazinë janë ende të kufizuara, por shkencëtarët po mësojnë gjithnjë e më shumë rreth saj dhe arsyes pse ndodh.
Afantazia u përshkrua për herë të parë nga shkencëtari viktorian Francis Galton në vitin 1880, por për më shumë se një shekull, studiuesit nuk i kushtuan vëmendje.
