Berisha i reagon ashpër Limajt: Zuzarë, mos na e shitni nënshtrimin për interesa të ngushta si vlerë kombëtare
Bekë Berisha nga AAK-ja ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj, pasi ky i fundit shprehu gatishmërinë për të formuar koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëpërmjet një postimi, Berisha e quajti Limajn “zuzarë”.
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, u pyet nëse kishte ndonjë vijë të kuqe për ndonjë parti. Ai u përgjigj se ishte i gatshëm të negocionte me çdo parti që e fton.
“Po më fton kush, unë shkoj ulna për tema nacionale. Nuk do hy në një qeveri jo funksionale. As me opozitën nuk e përjashtoj që ulem,” tha Limaj në emisionin “Debat Plus”.
“Shitjen e nënshtrimit për interesa të ngushta, mos na e paraqitni si vlerë kombëtare,” ka shkruar Berisha në reagimin e tij.
