Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është dërguar zyrtarisht në gjyq nën akuzat për falsifikim kontabël në bilancet e klubit për vitet 2019, 2020 dhe 2021. Në qendër të hetimit janë disa operacione merkatoje, përfshirë transfertat e Kostas Manolas dhe Victor Osimhen, të cilat dyshohet se janë përdorur për krijimin e “plusvalencave fiktive”.
Së bashku me De Laurentiisin, në proces janë përfshirë edhe drejtori Andrea Chiavelli dhe klubi SSC Napoli. Mbrojtja deklaron se akuzat bazohen në interpretim të gabuar kontabël dhe shprehet e befasuar nga vendimi.
Procesi gjyqësor pritet të nisë më 2 dhjetor 2026.
