Arrestohet në Prishtinë për kontrabandë migrantësh, kapen 5 shtetas të Egjiptit në kamion

Para 1 muaj

Policia e Kosovës arrestoi një shtetas të Shqipërisë në Veternik nën dyshimin për kontrabandim migrantësh. Gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit u gjetën pesë migrantë nga Egjipti.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa migrantët janë dërguar në kampin e azilit.