Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e së shtunës në Tiranë

Para 20 ditë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për protestën e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të mbahet të shtunën në orën 18:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Sheshit “Skënderbej” dhe Sheshit “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit, protestuesit pritet të mblidhen pranë Kryeministrisë, ndërsa demonstrata mund të përhapet edhe në rrugët përreth. Policia e Shtetit ka paralajmëruar bllokime kryqëzimesh, prani të shtuar policore dhe ndërprerje të trafikut.

Ambasada këshillon shmangien e zonës së protestës, ndjekjen e udhëzimeve të autoriteteve dhe vigjilencë të shtuar, pasi situata mund të ndryshojë shpejt.