Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Para 10 muaj

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona”, tha ajo.Tutje, Ahmeti pohoi se me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal