Akil Gjakova denoncohet nga ish-bashkëshortja për presion psikologjik: Më ka kanosur që ta ndryshoj deklaratën

Para 11 muaj

Xhudisti i njohur, Akil Gjakova, dje është parë duke hyrë në Gjykatën Themelore në Pejë për seancën e tij të parë, ku përballet me akuzën për dhunë në familje.

Pas seancës bashkëshortja e tij, gjyqtarit të lëndës në fjalë i ka dorëzuar një parashtresë. Në të, ajo ka kërkuar që të pandehurit, Akil Gjakova, t’i tërhiqet vërejtja që të mos i dërgojë mesazhe, përmbajtja e të cilave mund t’i shkaktojë dëmtime psikologjike asaj.

Sipas shkresës, ai më parë i ka dërguar mesazhe, duke i kërkuar që ta ndryshojë deklaratën e dhënë në institucionet përkatëse, ose në të kundërtën do ta paguajë alimentacionin.Po ashtu, ajo ka dorëzuar edhe komunikimin me SMS, ku Gjakova, sipas saj, i ka kërkuar që ta ndryshojë deklaratën në favor të tij.

Për çka akuzohet Akil Gjakova?

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj xhudistit Akil Gjakova nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.