90 vjet nga lindja e Rexhep Qosjes, kolosit të mendimit dhe letërsisë shqiptare

Para 16 ditë

Sot shënohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, një prej figurave më të shquara të kulturës, letërsisë dhe mendimit shqiptar. I lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Malit të Zi, Qosja ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme si shkrimtar, studiues, kritik letrar dhe profesor universitar.

Për dekada me radhë ai dha kontribut të çmuar në Institutin Albanologjik dhe Universitetin e Prishtinës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në studimet letrare dhe albanologjike. Autor i mbi 30 veprave shkencore dhe letrare, ai u dallua me romane, ese dhe studime që formësuan mendimin intelektual shqiptar.

Për veprimtarinë e tij të pasur u nderua me çmime dhe mirënjohje të shumta, ndër to edhe titulli “Nderi i Kombit”. Edhe pas ndarjes nga jeta më 23 prill 2026, Rexhep Qosja mbetet një emër i përjetshëm i kulturës shqiptare, ndërsa vepra e tij vazhdon të frymëzojë breza studiuesish, shkrimtarësh dhe lexuesish.