Më 9 prill 1999, në “Lagje të Re” dhe Rakoc, u shënua një nga ditët më të rënda të luftës në Kosovë, ku ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë. Në mesin e tyre kishte burra, gra dhe të rinj që qëndruan përballë dhunës dhe nuk u tërhoqën.
Ndër emrat që kujtohen janë Lumnije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu dhe Mukadeze Lika Muhaxheri, të cilat dëshmojnë se sakrifica për liri ishte e përbashkët dhe e barabartë.
Sot, 27 vjet më pas, të rënët e kësaj dite përkujtohen me nderim, duke rikujtuar përgjegjësinë që sakrifica e tyre të ruhet dhe të mos harrohet.
