7-vjeçari humb jetën tragjikisht në aksident në Mengel, po shkonte në shkollë me nënën

Para 22 ditë

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mengel, ku një fëmijë 7-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në rrugën Elbasan–Librazhd.

Sipas raportimeve, fëmija ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë kur i ka shpëtuar nga dora nënës dhe është goditur nga makina që drejtohej nga shtetasi P.B., 61 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.