Qeveria rrit shpenzimet..ja sa u harxhuan për tre muaj

Para 1 vit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat mbi llogaritë qeveritare për tremujorin e katërt të vitit 2024, duke treguar një rritje si në të hyrat ashtu edhe në shpenzimet e Qeverisë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raportit të ASK-së shpenzimet e qeverisë janë  janë më të mëdha në tre mujorin e katërt të vititi 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2024 ishin 1 miliard e 134 milion euro. Ndërsa shpenzimet në TM4 2023 ishin 1 miliard e 062.2 milion Euro.

Në raport thuhet se pjesën më të madhe të shpenzimeve , e përbëjnë Kontributet sociale dhe përfitimet me 24%, formimi i kapitalit bruto 22%, kompensimi i punëtorëve me 18%, konsumi i ndërmjetëm 14%. Ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.