Zv. kryeministri dhe Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MJPH), Izet Mexhiti sot ka filluar vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë me një takim shumë të rëndësishëm me Ministrin e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, thuhet në njoftimin e MJPH.
Mexhiti në takim ka diskutuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në drejtim të ballafaqimit me sfidat mjedisore, dhe shfrytëzimin e medelit turk të luftës kundër ndotjes së ajrit që është treguar shumë suksesshëm.
Dy palët u dakorduan që në një të ardhme të afërt të bashkëpunojnë në drejtim të menaxhimit të kimikateve, zbulimit, analizimit dhe pastrimit të zonave të kontaminuara me substanca dhe kimikate të rrezikshme, në drejtim të zhvillimit të sistemeve të informacionit gjeografik për mjedisin dhe legjislacionit përkatës, mbrojtjen e natyrës dhe diversitetit biologjik në zonat e mbrojtura si dhe planifikimin, menaxhimin dhe promovimin e zonave të mbrojtura për zbatimin e aktiviteteve të ekoturizmit”, thuhet në njoftimin e MJPH.
Nga atje shtojnë se për të arritur efektet e dëshiruara dy ministrat e mjedisit, Mexhiti dhe Kurum janë dakorduar për organizimin e programeve të vizitave shkencore të studiuesve, konsulentëve, ekspertëve dhe anëtarëve të organizatave joqeveritaresi dhe shkëmbimin e informacionit dhe dokumenteve në nivele shkencore dhe teknike në lidhje me veprimtaritë kërkimore, zhvillimore dhe aplikative.
