27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër, drejtësia ende mungon

Para 1 muaj

Sot shënohen 27 vjet nga masakra në fshatrat Poklek i Vjetër dhe Çikatovë e Vjetër në komunën e Drenasit, ku forcat serbe vranë dhe masakruan 77 civilë shqiptarë të paarmatosur.

Viktimat përfshinin foshnja gjashtëmuajshe deri te të moshuar 75-vjeçarë, të cilët u vranë dhe në disa raste u dogjën, në një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë.

Edhe pas më shumë se dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk është ndëshkuar, duke lënë plagë të hapura dhe kërkesë të vazhdueshme për drejtësi.